Transmetuar më 13-06-2024, 21:07

Industria e njohjeve online në përgjithësi po i shtyn vazhdimisht beqarët të rishkarkojnë aplikacionin apo edhe të bëjnë pagesa për opsione premium për të vazhduar të qëndrojnë në tregun romantik

Në mesin e një sërë peripecish të kohëve të fundit, duke përfshirë dhe heqjen e sistemit “gratë shkruajnë të parat“, aplikacioni i njohjeve Bumble zbuloi së fundmi një fushatë të re reklamash që ka në qendër demografinë e tij kryesore: gratë.

Gjatë fundjavës së 11 majit, një numër i përdoruesve të TikTok në zonën e Los Anxhelesit fushatat e reja të anti-beqarisë së aplikacionit të njohjeve online, të cilat duket se ngacmojnë gratë që janë të përbetuara “kundër njohjeve dhe seksit”. Slogani i fushatës është “Ju e dini mirë se beqaria nuk është zgjidhja”.

Fushata vjen 2 javë pas një reklame që shpalli Bumble-i i ri, që tregon një grua që bëhet murgeshë pasi i ka ardhur në majë të fundës me takimet, por që menjëherë më pas i rikthehet aplikacionit sapo sheh një djalë hot. Kjo fushatë shkaktoi reagime të konsiderueshme nga gratë dhe vajzat e TikTok me një hashtag të ri që thoshte: “ZONJA, burrat duken të frikësuar, ata po na humbasin ne dhe janë zhytur në panik”. “2 vite e gjysmë beqare dhe kurrë nuk jam ndjerë më mirë,” shkruante një tjetër.

Përgjigjet dërrmuese negative ndaj fushatës, e shtyu aplikacionin Bumble të kërkonte falje më 13 maj, duke pranuar se ka arsye të vlefshme që e shtyjnë dikë drejt beqarisë: kufizimet në të drejtat riprodhuese, rikuperimi nga traumat ose abuzimet, apo edhe ekzistenca e njerëzve aseksualë.

“Kemi dëgjuar shqetësimet e përbashkëta në lidhje me fushatën e bërë dhe kuptojmë se mund të ketë pasur një ndikim negativ në shumë njerëz,” tha një zëdhënës i Bumble për revistën TIME.

Aplikacioni ka premtuar të heqë reklamat si dhe të dhurojë donacione në Organizatat Kombëtare kundër Dhunës në Familje.

Përveç përpjekjes për t`i kërkuar falje komunitetit të tyre pas fushatës jo aq të pëlqyeshme, Bumbe gjithashtu përmendi, pa dashje ose jo, gjuhën me të cilën hasen shumë gra pasi i thonë meshkujve se nuk janë të interesuara për ta.

Këto lloj refuzimesh apo ndjesi, që sipas psikologëve vijnë edhe me fuqinë e shtuar ekonomike dhe sociale të grave, mbeten sërish toksike dhe me rezultate tepër negative.

Desiree ( të gjithë emrat e vajzave në këtë artikull janë mbajtur private për të ruajtur anonimitetin ) për shembull, është një vajzë 26-vjeçare që nuk po përdor më aplikacione dating sepse krijoi ndjesinë se njerëzit, meshkujt më së shumti, po e përdorin për të krijuar lidhje fizike për të kompensuar mungesën e intimitetit emocional.

Ajo zbuloi se është pikërisht intimiteti emocional që ajo dëshiron, është diçka gjithnjë e më e vështirë për t`u arritur. “E gjej veten shpesh duke vendosur kufij për shkak të normalizimit të kulturës së lidhjeve nga aplikacionet,” thotë ajo.

Shpesh ajo do të ishte pjesë e takimeve, ku papritur, dikush do të afrohej për një puthje apo prekje pa respektuar dëshirat e saj ku fillimisht të kishte një ngrohje emocionale mes të dyve.

Edhe përtej presionit të vazhdueshëm nga individët për të marrë pjesë në kulturën e lidhjeve, siç përjetoi Desiree, industria e njohjeve online në përgjithësi po i shtyn vazhdimisht beqarët të rishkarkojnë aplikacionin apo edhe të bëjnë pagesa për opsione premium për të vazhduar të qëndrojnë në tregun romantik. Këtu lind pyetja: A janë kthyer gratë beqare në më shumë kërcënuese se sa ato seksuale?

Gjithnjë e më shumë, gratë janë njëkohësisht seksuale dhe beqare, dhe ndoshta kjo i bën ato dyfish kërcënuese. Një brez i ri po dëshmon se fuqizimi seksual nuk varet nga të bërit më shumë seks apo mos të bërit fare. Në vitin 2023, shkruajta për rritjen e numrit të kurvave beqare, njerëzit që e konsiderojnë veten shumë seksualë, por që kanë bërë hapa të mëdhenj tërheqjeje nga seksi, zakonisht kur kuptojnë se seksi nuk po u shërben atyre të gjejnë paqen e brendshme. Një vajzë 23-vjeçare më tha se ajo dhe mikeshat e saj e quanin veten zuska “për të sinjalizuar faktin se jemi hot dhe kemi kontroll mbi trupin tonë”, pavarësisht aktivitetit real seksual.

Për më tepër, dukshmëria në rritje rreth aseksualitetit u ka dhënë njerëzve lirinë për të ripërcaktuar intimitetin për veten e tyre.

Në të gjithë grupmoshat apo gjinitë, studimet po tregojnë se njerëzit po bëjnë gjithnjë e më pak seks, një fenomen i njohur si recension i seksit. Në vitin 2021, Anketa e Përgjithshme Sociale zbuloi se mbi ¼ e amerikanëve mbi 18 vjeç nuk kishin bërë seks më shumë se një herë vitin e kaluar. Për të mos përmendur pastaj, gratë që në përgjithësi po heqin dorë nga njohjet, të dhënat e Peë Research 2020 zbuluan se 61% e meshkujve beqarë po kërkonin në mënyrë active njohje e takime, krahasuar me 38% të grave.

Në vend që të shqyrtohen kushtet sociale, ekonomike apo politike që e bëjnë njohjen apo seksin jo tërheqës për individët, veçanërisht për gratë, faji bie mbi vetë individët.

E vërteta është se të qenit beqare është jashtëzakonisht e shëndetshme për njerëzit që duan ose kanë nevojë të jenë, dhe studimet tregojnë se gratë beqare pa fëmijë janë shpesh më të lumtura se sa homologët e tyre të martuar me fëmijë. Beqaria mund të lehtësojë një pjesë të këtij gëzimi. “Më mirë do të isha në shtëpi në divanin tim duke u shoqëruar me bimët e mia,” tha Sunah, një grua 41-vjeçare që zbuloi se kur rriti standardet e saj të takimit, jeta e saj seksuale u tha.

Bisedat në internet rreth “epidemisë së vetmisë së meshkujve” priren të përdoren tek gratë si një zgjidhje e mundshme. Po, vetmia mashkullore është një problem i vërtetë: Një studim i 2021 nga American Perspectives zbuloi se numri i burrave që raportuan se nuk kishin një shok të vetëm të ngushtë ishte pesëfishuar në 15% që nga viti 1990. Për burrat e pamartuar nën 30 vjeç, 25% thonë se nuk kanë miq të ngushtë fare. Vazhdimisht, studimet tregojnë se meshkujt e kanë më të vështirë të krijojnë dhe mbajnë miqësi. /Maria Yagoda – TIME

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd