Transmetuar më 13-06-2024, 16:33

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se çdo përgjegjësi financiare është e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Ai ka treguar se është marrë vetëm me politikë pasi ajo ishte e vetmja gjë të cilën mund të bënte më mirë.

Meta ka shprehur gjithashtu edhe se po flet në lidhje me çështjet nga të cilat u pyet në SPAK.

Ai ka treguar gjithashtu një rast financash të gruas së tij për të vërtetuar që nuk ka lidhje me financat e saj.

Meta: Në datën kaq 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro këtu, dini gjë e ka diskutuar me ju? Mbaj mend unë me Monikën në 2008 se çfarë ka tërhequr apo si ka tërhequr, ajo ka bërë tërë ato veprime sepse kanë pasur tërë ato pronat e tyre, kanë pasur pallatin e tyre, pronat e tyre, ka pasur pjesën e mamasë së saj, ka bërë pagesa për fëmijët, punët e saj, unë nuk kam ndërhyrë kurrë në këto çështje dhe kurrë nuk jam marrë as me çështje, financiare, edhe me deklarimin e pasurisë që është bërë çdo vit, unë kam firmosur në mirëbesim pasi ajo kishte një notere, avokate që i ndiqte këto çështje.

Hoxha: Pse jeni pyetur për të njëjtën çështje për të cilën zona kryemadhi tha se janë bashkuar në një të vetme. Pasi u pyet për çfarë njihet ndryshe si çështja e hetimit pasuror?

Meta: Unë se di si janë bashkuar, ajo mund t’i dijë më mirë këto punë, unë po ju them për çfarë u pyeta unë sot. Për këto gjëra u pyeta, ti bëjnë si të kenë qejf ata çështjet, unë jam i hapur.

Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë këtë e bëj mirë.

Merren me histori paske diskutuar ti me Monikën në shtëpi, këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire, unë merrem me politikë.

***

Me një sjellje ndryshe nga sa u fut në SPAK, ku ironizoi kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, pas 3 orëve Meta u shfaq tepër i tensionuar, ndërsa për mediat nuk dha detaje se për çfarë u pyet por hodhi vetëm akuza ndaj SPAK.

Meta tha se u pyet në cilësinë e kundërshtarit të narkoregjimit, ndërsa akuzoi SPAK se është kthyer në parti të Ramës.

“Ju e dini që SPAK është kthyer falë Dum Dumanit në një parti bashkëqeverisje të Edi Ramës. Unë jam pyetur për 3 orë kot më kot në cilësinë e kundërshtarit të narkoregjimit. Dum Dumani në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij. Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumani”, tha Meta.

Një ditë më parë, Monika Kryemadhi tha se u mor në pyetje për 5 orë nga SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni. Kryemadhi tha se lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike për të cilat pretendohet se ajo ka kryer janë vendosur në një çështje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd