Transmetuar më 13-06-2024, 10:44

Presidenti i PL-së, Ilir Meta shkon në SPAK.

Meta ka mbërritur i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00.

Ai u shpreh se po shkonte të takohej me kreun e Prokurorisë së Posaçme, por pa treguar çështjen për të cilën është thirrur për t’u marrë në pyetje.

“Po iki të takoj Dum Dumanin, A e njihni Dum Dumanin kush është? Është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal. Ëshë kokë e këmbë bashkë me Ramën. Dum Dumani është ai që nuk guxon të përmendë emrin e Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës. Po iki tek Dum Dumani”, tha Meta për mediat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd