Transmetuar më 12-06-2024, 21:04

Nëntë vjet pasi vrau emigrantin shqiptar Valentin Frrokaj, italiani Rodolfo Corazzo është zgjedhur kryetar bashkie në Rodano, një lokalitet pranë Milanos në Lombardisë.

Argjendari 67 vjeçar kishte themeluar lëvizjen Rodano për ty dhe pesë vjet ishte në opozitë derisa sot u shpall kryebashkiak. Ai u mbështet nga qendra e djathtë.

Kauza e tij ishte mbrojtje nga hajdutët dhe ai loboi fuqishëm për këtë duke gjetur mbështetje të gjerë, raporton noa.al.

Në tetor 2015, tre persona dyshohet se u futën në banesën e familjes Corazzo. Rodolfo njihej në zonë si njeri që mbante disa lloje armësh zjarri.

Rodolfo po kthehej në shtëpi kur pikasi tentativën për vjedhje. Ai pikasi Valentini , e qëlloi dhe e vrau. Dy të tjerët shpëtuan.

Tani që u bë kryebashkiak, Rodolfo Corazzo thotë se në zemër të programit të tij është siguria.

“Ajo që më ndodhi, më sulmuan gruan dhe vajzën në shtëpi, më kërcënuan me armë, nuk do të ndodhë më në Rodano.

Ishte një rast që nuk do të përsëritet më", siguroi ai.

Corazzo është një tregtar i rëndësishëm floriri në rajonin e Milanos. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd