Transmetuar më 12-06-2024, 20:08

Një shtëpi në Myrtia të Pirgos në Greqi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, raporton noa.al.

Sipas policisë, kjo shtëpi i përket familjes së 37-vjeçarit, i cili akuzohet për vrasjen e 11-vjeçares në një zonë të shkretë rurale, në zonën e Katarrahit të Ilisë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë më 9 qershor.

Për shuarjen e zjarrit kanë tentuar shtatë zjarrfikës me katër automjete, ndërsa nga ana e njësisë hetimore të zjarrfikësve po punohet për zbardhjen e shkaqeve që kanë shkaktuar flakët. Të gjitha dyshimet janë se kemi të bëjmë me një zemërim të komunitetit vendas.

37-vjeçari pritet të dalë në gjyq të premten. Ai është proceduar penalisht për vrasje me dashje, tentativë përdhunimi të të miturës, rrëmbim të miture dhe armëmbajtje pa leje.

37-vjeçari nuk ka pasur avokat gjatë procedimit në komisariatin e Iliasit dhe një i tillë pritet të emërohet kryesisht nga gjykata.

Tërbimi i popullit

Familjarët e të ndjerës Vasiliki dhe miqtë e familjes kanë tentuar të linçojnë vrasësin e vetëpranuar kur ai po mbërrinte dje me makinën e policisë pranë gjykatave.

Policia nuk mundi ta nxirrte nga makina pasi u sulmua nga turma e zemëruar që ishte mbledhur.

Jashtë gjykatës ndodheshin familjarë të 11-vjeçarit dhe banorë të komunitetit Myrtia, ku banon familja.

I dyshuari, ishte arrestuar edhe 7 vite më parë, në vitin 2017, për dhunimin e një 14-vjeçareje e cila ishte kushërirë e babait të 11-vjeçares Vasiliki. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd