Transmetuar më 11-06-2024, 14:18

Ditën e djeshme, një vetaksident me motoçikletë ka ndodhur në fshatin Dobroshec të Drenasit. Si pasojë dy persona (vajza), janë lënduar në këtë aksident.

Njëra nga ato është në gjendje të rëndë, ku i është nënshtruar një operacioni.

Lajmi u bë i ditur për Klankosova.tv nga drejtori i Emergjencës Naser Syla.

“Njëra është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror”, tha Syla.

Ende nuk dihen detajet se si ka ndodhur ky aksident.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd