Transmetuar më 09-06-2024, 20:15

Demiri ka kërkuar një seancë ndërmjetësimi në “Shihemi në Gjyq” me motrën e tij, Thëllënxën. Pretendimi i tij është se e ka ndihmuar motrën në një moment të vështirë për të shlyer një kredi duke i blerë shtëpinë që banka ka nxjerrë në ankand. Ai e bleu dhe e vendosi pronën në emrin e së bijës.

Sipas dokumenteve që u paraqitën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, vlera është 38 mijë euro. Thëllënxa pretendon se ka paguar 25 milionë lekë. Një pjesë të parave (rreth 6 milionë), Demiri thotë se e ka marrë në bankë pasi janë transaksione të kryera nga nipi, djali i Thëllënxës. Ai nuk i mohon këto para, por sipas tij nuk janë shlyerje e shumës, por qiraja që i ka kërkuar motrës për të banuar në shtëpinë në fjalë.

Ardit Gjebrea: Ti ke marrë lekë nga djali i Thëllënxës?

Demir: Kam marrë nga banka, nuk e mohoj këtë.

Ardit Gjebrea: Ah, i ke marrë nga banka!

Demir: Nga banka, madje unë…

Ardit Gjebrea: Sa para ke marrë nga banka?

Demir: Dje e kam nxjerrë një llogaritje, doli 6 mijë e ca kusur, nuk mund të them 7, por 6 mijë e 400.

Ardit Gjebrea: Mes parave që të ka dhënë djali dhe mes parave që të ka dhënë Thëllënxa…

Demir: Janë lekë qiraje që unë i kam caktuar. 150 mijë lekë qira. Është caktuar nga momenti që është caktuar shtëpia në emër të gocës. Nga ky moment unë i thashë do paguani kaq qira.

Eni Çobani: Nga 2015.

Demir: Kishin 5 vjet që nuk paguanin.

Ardit Gjebrea: Pra ti e more këtë shtëpinë dhe e bleve. E vure në emër të gocës. E more për të ndihmuar motrën, por motrës i the që unë të ndihmoj, por ti do të më paguash qira mujore.

Demir: Po.

Thëllënxa: Jo!

Ardit Gjebrea: Si jo?

Thëllënxa: Avash-avash laj bankën.

Demir: Ka mundësi motra ime të ma likuidojë shtëpinë?

Ardit Gjebrea: Ato 150 mijë lekë do të ishin qira plus apo do të zbriteshin nga shuma?

Demir: Në qoftë se motra do më kthente lekët e shtëpisë, mund të ktheheshin.

Ardit Gjebrea: Por po të kthente lekët e shtëpisë, ajo do ta merrte në ankand shtëpinë.

Demir: Nuk mund ta merrte motra ime shtëpinë se po t’ia merrte Arditi shtëpinë motrës…

Ardit Gjebrea: Unë po ta ndihmoj motrën time, unë e blej shtëpinë dhe i them motrës, kur t’i kesh paratë më jep, ti jeto aty dhe hajde caktojmë një ditë por nuk do t’i thosha motrës që shiko, unë këtë shtëpinë e bleva 35 milionë lekë, ti tani do të më japësh mua 35 milionë lekët apo 70 milionë, ç’rëndësi ka sa bën shtëpia dhe çdo muaj do të më japësh edhe 150 mijë lekë se unë do të të caktoj ty qira meqenëse unë kam para dhe e blej këtë shtëpi, ti s’ke para por ti meqenëse s’ke para, do të më japësh edhe 150 mijë lekë për qiranë. Pse qiranë?

Demir: Arsyeja është sepse këto…

Ardit Gjebrea: S’kishin mundësi të paguanin. Pra, ti kishe mundësi dhe i shtrydh akoma edhe më shumë dhe i kërkon edhe 150 mijë lekë.

Demir: Këto mos të kërkonin ndihmë te unë!

Ardit Gjebrea: Po të ka vëlla, si të mos kërkonin ndihmë?

Demir: Unë shikoja ekonominë e shtëpisë time, unë kam prishur familjen njëherë, unë jam ndarë një herë nga gruaja!

Ardit Gjebrea: Po mirë, mos t’i kishe ndihmuar fare! Po si mundet t’i thuash motrës më kthe edhe paratë, do të më japësh edhe 150 mijë lekë çdo muaj sepse është qiraja e shtëpisë?/tvklan.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd