Transmetuar më 09-06-2024, 16:35

Grekët nuk mund ta dërgojnë gjobën në adresën tuaj të shtëpisë, por herën tjetër kur hyni në këtë vend, nëse gjoba nuk ka skaduar ajo është në sistem dhe nuk do t’ju falet, por duhet ta paguani

Edhe këtë verë shumë qytetarë do t’i drejtohen detit në Greqi me vetura. Ashtu si vendet e tjera të BE-së, edhe Greqia është rigoroze kur bëhet fjalë për shkeljet e trafikut.

Ndaj, ata që udhëtojnë në këtë vend këshillohen të respektojnë rregullat e trafikut, kryesisht për sigurinë e tyre, por edhe që të mos kenë kokëçarje kur ndalohen nga policia për një shkelje.

Sipas faqes së internetit nikana.gr që citon noa.al, të cilën turistët e përdorin si një udhërrëfyes të besueshëm për pushimet në këtë vend, nëse ende nuk është regjistruar gjoba për shkeljen e trafikut dhe informacioni për të nuk është dërguar në pikat kufitare, kjo nuk do të thotë se e keni shpëtuar veten nga pagesa.

Grekët nuk mund ta dërgojnë gjobën në adresën e shtëpisë tuaj, por herën tjetër kur hyni në Greqi, nëse gjoba nuk ka skaduar, ajo është ende në sistem dhe nuk do të falet, por duhet ta paguani.

Brenda BE-së ka regjistër të shkeljeve të trafikut dhe ka shumë të ngjarë që gjoba të vendoset sapo të jeni gati për të hyrë në çdo vend të BE, kudo që shkelja është kryer brenda BE-së.

Cilat janë dënimet për vepra të caktuara?

-Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit 78 € – 1.200 €

-Shpejtësia deri në 20 km/h në një zonë urbane nëse tejkalohet gjoba është 100 €

-Kalimi në një semafor të kuq në semafor dhe parakalimi përgjatë vijës së pandërprerë është 700 €

-Mos vendosja e rripit të sigurimit – 350 €

-Parkimi i paligjshëm, gjoba është nga 40 deri në 80 €

-Përdorimi i celularit gjatë vozitjes – 100 €

-Dritat gjatë ditës kërkohen vetëm kur dukshmëria është e dobët dhe në tunel

-Pirja e duhanit në automjet nëse ka fëmijë nën moshën 12 vjeçare në të është 1.500 € dhe ndëshkohet edhe me heqjen e patentës së shoferit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd