Transmetuar më 08-06-2024, 07:47

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd