Transmetuar më 07-06-2024, 22:13

TIRANË – Xheni një 30 vjeçare e cila jeton prej disa vitesh në Francë ka treguar për emisionin Piranjat sesi shantazhohej dhe mbahej nën presion nga i dashuri i saj virtual Xheselito Bejtja 29 vjeç, banues në Shëngjin të qytetit të Lezhës.

Ajo tregon se të dy ishin njohur në Tik Tok dhe raporti i tyre virtual kishte zgjatur vetëm 5 muaj. Komunikimi ishte shumë i qetë në aq kohë deri sa i riu filloi të publikonte video të vajzës në Tik Tok dhe të hapte adresa më emër të saj.

Vajza tregon që siellja e tij e detyroi të krijonte një raport tjetër, me një djalë tjetër, në vendin ku ajo jetonte. Ky fakt e kishte bërë Xheseliton të zhgënjehej dhe të sillej me agresivitet ndaj vajzës duke mos pranuar ndarjen.

Piranjat udhëtojnë drejt Shëngjinit ku më parë shkojnë në familjen e tij dhe takojnë prindërit. Ata ishin në dijeni të raportit të dy të rinjve dhe theksonin faktin se vajza kishte probleme mendore.

Pas një komunikimi me Xheseliton në telefon, Piranjat lënë një pikë takimi me të dhe ai pranon të takohet për tu sqaruar dhe për të dhënë versionin e tij të historisë.

29 vjeçari tregon se vajzën e ka dashur shumë, por fakti i tradhëtisë e kishte lënduar. I penduar për veprimet që ka bërë ai gjithashtu pranon se ka hedhur foto të vajzës në Tik Tok dhe se ka hapur adresa në emër të saj.

Pas një bisede të gjatë Xheseliton ai pranon që të fshijë fotot dhe të mbyllë adresat. Por pjesa më e vështirë për të riun nuk është kjo, por ajo e përballjes me drejtësinë./ Marrë nga Piranjat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd