Transmetuar më 06-06-2024, 19:41

ITALI – Presidenti i Lëvizjes 5 yjet në Itali, Giuseppe Conte ka komentuar së fundmi paktin Itali-Shqipëri për emigrantët teksa është ndalur te vizita e kryeministres italiane Giorgia Meloni në dy kampet në Gjadër dhe Shëngjin. Gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Agora” në RAI 3, Conte, u shpreh se vizita e Melonit ishte pak orë larg votave, dhe sipas tij ky fakt i bën gjërat akoma dhe më keq.

Conte: Kryeministres, Giorgia Meloni , do t’i sugjeroja të mbash një kokë të qartë. E kuptoj që jemi vetëm pak orë larg votave por të shkosh në Shqipëri i bën gjërat më keq e më keq dhe shkakton fatkeqësi. Meloni ka grumbulluar një rekord pas tjetrit: vitin e kaluar ai bëri një marrëveshje me Tunizinë, pas së cilës presidenti tunizian i përplasi derën në fytyrë sepse nuk pranoi të trajtohej si një subjekt i vendit nevojat e Italisë dhe Europës.

Më tej Conte është shprehur se marrëveshja me Shqiprinë është e dështuar pasi sipas tij do të shpenzohen mijëra euro vetëm për pak muaj, pasi emigrantët do të kthehen sërish në Itali. Ai e ka cilësuar paktin si “lak në qafë”, pasi sipas tij Italia do shpenzojë miliarda lekë që nuk do ti marrë nga banka por nga arsimi shëndetësia dhe politikat e punës.

Conte: “Marrëveshja me Shqipërinë është e dështuar, sepse ne do të shpenzojmë gati një miliard për dy qendra pritëse ku do të çohen emigrantët me shpenzimet tona, me forca policie që do të jenë aty në vend të këtu. Këta emigrantë do të qëndrojnë atje për një ose dy muaj dhe më pas do të vijnë në Itali. Pakti i Stabilitetit që Meloni e miratoi pa thënë asnjë fjalë, do të jetë një lak në qafë, sepse do të na çojë përfundimisht në shkurtime prej 13 miliardë lekësh në vit, që kryeministrja nuk do t’i marrë nga bankat apo armët, por nga arsimi, nga shëndetësia, nga politikat e punës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd