Transmetuar më 03-06-2024, 11:28

Përsëritet historia!

Teza e provimit të gjuhës së huaj për maturantët është publikuar në rrjetet sociale, vetëm 30 minuta pasi ka nisur provimi.

Teza e gjuhës së huaj është publikuar në të dyja variantet në rrjetet sociale nga portali ‘Studentët Denoncojnë’.

Duket se nxënësit kanë mundur të marrin telefonin celular me vete në provim pavarësisht kontrolleve të rrepta, histori kjo e përsëritur edhe nga vitet e kaluara

Rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, po zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore.

Varianti B

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd