Transmetuar më 02-06-2024, 16:57

Pas shumë javësh me mot të paqëndrueshëm i cili u shoqërua me shira dhe temperatura të ulëta, jonormale për majin, java e re, e para e qershorit, duket se sjell zyrtarisht edhe verën e nxehtë.

Për javën që presim, vendi ynë parashikohet të jetë në ndikim të kushtreve atmosferike të qëndrueshme, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht nga orët e mesditës.

Pëjashtim bën dita e Hënë ku moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e hera –herës të dendura.

Vranësirat nga orët e mesditës pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore e lokalisht mesatar në veri kryesisht në relievet malore.

Këto shira pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër.

Në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët izolohen në relievet malore në pjesë verilindore të territorit e më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat më të ulëta parashihen mesatarisht 20 gradë Celsius dhe më të lartat arrijnë në 32 gradë Celsius nën hije. /noa.al

Javë të mbarë!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd