Transmetuar më 29-05-2024, 07:41

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezene që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, në orët e mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit.

Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga perëndimi- veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 7 deri 23°C, në zonat e ulëta 12 deri 26°C, në zonat bregdetare 13 deri 25°C.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd