Transmetuar më 26-05-2024, 18:44

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e Big Brother Vip 3 Albania. Ish-banorët e këtij edicioni ishin të pranishëm mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit për të parë kush do të rrëmbente mimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ilnisa Agolli ishte një ndër ish-banoret e këtij edicioni e cila gjithashtu është pyetur nga gazetarët njësoj si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të BBV3.

Gazetari Ronaldo Sharka ka pyetur Ilnisën për deklaratën që babai i Meritonit, Samiu bëri në “Cherry On Top”, në lidhje me dashurinë e tyre.

Babai i Meritonit ishte i ftuar në emisionin “Cherry on top” dhe është shprehur gjatë intervistës për lidhjen e djalit të tij se çdo gjë që ka bërë Meritoni e kanë parë në kuadër të lojës.

Ilnisa është përgjigjur për këtë deklaratë duke thënë se “dashuria thyen çdo kufi dhe barrierë dhe fjalët i merr era”.

Ronaldo Sharka: Deklaratën e babit të Meritonit, zoti Sami e keni parë në “Cherry on Top”?

Ilnisa: Padyshim që e pashë, por nuk është se kam ndonjë koment specifik. Por di të them që dashuria thyen çdo kufi edhe barrierë dhe fjalët i merr era.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd