Transmetuar më 24-05-2024, 18:56

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme mbi lumin Drini i Bardhë në Pejë.

Sipas mediave në Kosovë një makinë ka rënë në lumë, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Makina ka rënë nga ura e lumit Drini i Bardhë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës në Kosovë, Fadil Gashi i cili tha se si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 persona.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd