Transmetuar më 24-05-2024, 18:30

Policia e Kosovës ka inkurajuar të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë ditën e nesërme përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë t’i shmangin ato, dhe të përdorin pikëkalime tjera.

Ky njoftim vjen pasi janë paralajmëruar protesta në anën e Serbisë. Sipas informacioneve, pika kufitare në Jarinjë është njoftuar se nesër rreth orës 13:00 në anën e kufirit serb do të mbahet një protestë me moton “Kosova është Serbi”. Deri tani nuk ka informacione se kush e ka organizuar.

Protestat vinë pas miratimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të Rezolutës që njeh gjenocidin e bërë nga ushtria serbe në Srebrenicë gjatë luftës. Protestuesit kanë paralajmëruar se do shprehin mbështetjen ndaj qeverisë serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçiç.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd