Transmetuar më 23-05-2024, 15:08

PEJË-Mbrëmjen e djeshme mbetën të plagosur tre persona në Pejë. Agron Gashi është autori i plagosjes së trefishtë ndërsa është vënë në pranga ditën e sotme pas disa orësh arrati. Ndërkohë mësohet së një nga të plagosurit nga të shtenat është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më tej bëhet me dije se pjestar i FSK-së është 51-vjeçari me inicialet J.B. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga FSK-ja, për mediat në Kosovë.

”E konfirmojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së”, tha në një përgjigjë për mediat FSK.

21-vjeçari, Agron Gashi i cili ishte shpallur në kërkim u arrestua pasi është i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë. Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai tashmë është ndaluar për 48 orë.

Mbrëmjen e së mërkurës tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë. Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave i cili është ndaluar për 48 orë. Një nga tre të plagosurit pas të shtënave të regjistruara mbrëmjn e djeshme mësohet se është në gjendje të rendë. 51-vjeçari me inicialet J. B i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, i cili siç tha ai ka zgjatur që nga mesnata deri në orët e mëngjesit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd