Transmetuar më 23-05-2024, 14:12

Nuanca e ngrohtë e biondes që do t’ju emocionojë

Këtë verë, harroni nuancat e ftohta të biondes dhe shampot vjollce që do të largojnë tonet e verdha, pasi një ngjyrë e re e flokëve ka ardhur për t’i bërë pamjet tuaja më të nxehta se kurrë: bjonde luledielli.

Nëse tashmë jeni bjonde ose kërkoni të bëni një ndryshim të madh në flokët tuaj, shikoni këtë nuancë, e cila – për fat të mirë për të gjithë ne – i përshtatet çdo ngjyre lëkure.

Çfarë është biondja luledielli?

Sipas stilistit dhe ekspertit të trendeve, Tom Smith, biondja luledielli është nuanca perfekte e verës për të sjellë pak nga “ora e artë” e ditës në flokët tuaj.

Bëhet fjalë për një ngjyrë delikate dhe shumëtonale, e cila përbëhet nga tonalitete bionde të ngrohta dhe të arta që i japin një efekt shkëlqyes flokëve dhe ndriçojnë fytyrën.

Mund të arrihet ose me thekse në flokë natyralisht të çelur ose me bojë dhe theksime në flokë natyralisht të errët.

A i përshtatet të gjithave?

Pyesni veten nëse biondja e lulediellit do t’ju përshtatet? Ekspertët thonë se po. Kjo nuancë e ngrohtë mund t’i përshtatet dhe të nxjerrë në pah të gjitha nuancat e lëkurës, ndërkohë që i bën flokët të duken super të shëndetshëm pasi rezultati duket më natyral, sikur të jeni një bjonde natyrale – perfekte për ato prej jush me flokë bjonde të zbehta ose të dëmtuara nga bojërat e shpeshta.

Si do ta ruani?

Flokët vuajnë nga procesi i lyerjes, kështu që në mënyrë që flokët tuaj biondë luledielli të duken perfektë, kanë nevojë për kujdesin e duhur. Aplikimi i trajtimeve të rregullta, konditioner dhe produkteve që forcojnë strukturën e flokëve nga brenda, ndihmojnë ndjeshëm shëndetin dhe shkëlqimin e flokëve.

Gjithashtu, sigurohuni që të aplikoni një maskë flokësh për t’i hidratuar dhe ushqyer çdo javë, ndërsa shampo dhe balsam për flokë të trajtuar me ngjyrë do ta mbajnë ngjyrën të gjallë deri në takimin tuaj të ardhshëm në parukeri. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd