Transmetuar më 22-05-2024, 23:07

Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pejë të Kosovës. Mësohet se personi i dyshuar si autor i ngjarjes ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit janë nisur për në spitalin e Prishtinës. Ndërkohë raportohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

“Ka ndodhur një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Ersan Qavolli për mediat teksa shtoi se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd