Transmetuar më 22-05-2024, 18:21

Pritet të jetë një nga më të nxehtat e viteve të fundit. Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet temperaturat pritet të jenë 2.5 gradë Celsius më të larta

Temperaturat e larta priten edhe këtë verë, duke e bërë atë një nga më të nxehtat e viteve të fundit, sipas ekspertëve.

Siç tregon tabela e parashikimeve të Qendrës Evropiane për Parashikimet Afatmesme Meteorologjike (ECMWF), të dhënat për ecurinë e temperaturës në verën e ardhshme në Evropë janë ogurzeza.

Grafiku në fjalë tregon parashikimet e kaluara për çdo muaj maj nga viti 2017 e deri më tani për muajt e verës (qershor-korrik-gusht) me shiritat gri që tregojnë pasigurinë në devijimet e vlerave nga vlera klimatike 1993-2016 dhe rrathët ggriqë tregojnë vlerat ekstreme parashikuese të të gjithë skenarëve të disponueshëm.

Deri më tani vera më e nxehtë është regjistruar në vitin 2022

Pikat e kuqe “X” tregojnë temperaturat aktuale të vëzhguara nga stacionet e motit pas përfundimit të periudhave të parashikimit. Vërejmë se vera më e ngrohtë është regjistruar në vitin 2022, shumë afër një prej vlerave ekstreme të parashikimit në maj 2022.

Në përgjithësi mund të themi se modeli ECMWF deri më tani ka parashikuar me shumë saktësi ecurinë e përgjithshme të temperaturës në Evropë në verë, dhe ndryshon pak nga vlerat reale.

Për këtë vit, shiriti blu në të djathtë të grafikut tregon se parashikohet një nga verat më të ngrohta të viteve të fundit, me një vlerë ekstreme të devijimit afër +2,5 ºC.

Në fakt, është hera e parë që asnjë nga skenarët e disponueshëm të parashikimit të këtij maji nuk tregon devijime negative të temperaturës për të gjithë Evropën. /noa.al

Shihni tabelën e ECMWF:

Gjithçka për motin e gjeni këtu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd