Transmetuar më 21-05-2024, 07:37

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Nuk përjashtohen mini stuhitë e breshërit në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke bërë që; vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Pukës 10°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 30 °C në urën vajgurore në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Republikën e Kosovës, por pas mesditës pritet dendësim i vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar kushte të favorshme për reshje shiu.

Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje sërish në orët e mëngjesit, por ulen maksimumet duke u luhatur; vlera minimale 10 °C dhe në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 25°C në Gjakovë.

Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd