Transmetuar më 13-05-2024, 07:24

Për javën që sapo nisi, vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa.

Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës.

Pritet që këto vranësira hera –herës të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në zonat luginore parashihet prani e mjegullës/ mjegullinës në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës ku ditën e Enjte pritet që vendet e ulta të arrijne deri në 30 gradë celcius.

Era parashikohet të jetë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht ditën e enjte e të premte fiton shpjetësi 12-16m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Meteorologjik Ushtarak. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd