Transmetuar më 12-05-2024, 01:59

Një debat me tone të larta ka ndodhur mes Romeos dhe Eglës, me banorin që nuk e zgjodhi Eglën si kandidate për finaliste.

"Ti nuk e meriton finalen, je patetik, nuk ke këllqe”, këto fjalë të Eglës kanë mërzitur Romeon, tashmë finalistin e parë të Big Brother VIP.

Ai është mërzitur shumë sa ka nisur të ankohet:

"Më ofendon dhe më tregon këllqet e burrërinë. Në momentin që një grua më tregon këllqet, si t’ia tregoj këllqet?"

Dhe e mori përgjigjen nga Egla: "Tregoja vetes, jo një gruaje."

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd