
Erjola Doçi i ka dhënë fund mbrëmjen e sotme rrugëtimit në Big Brother VIP 3.
Banorja u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës.
Ajo nuk kishte një biletë fati, kështu që nuk kishte asnjë mundësi për rikthim pasi ajo biletë ishte djegur një herë.
Në intervistën pas daljes, e pyetur nëse ndihej të ishte e vërtetë aludimi që janë penalizuar sepse Juli nuk u kishte dhënë hapësirë të flisnin, Erjola tha:
“Ajo që na ka bashkuar me Julin janë ngacmimet, batutat dhe këto janë veti karakteriale të tijat. Lëre ça thonë këta, iku sepse u largua nga unë. Kjo nuk është humbje.”
Ledioni: Ke qenë një nga personazhet më të veçantë dhe më të përbërë të këtij edicioni. Nuk e di si e bëre, por e bëre.
Erjola: Duke qenë vetëvetja. Unë ju jam tejet mirënjohëse që më dhatë mundësinë që ti tregojë publikut që nuk jam vetëm ajo. Pavarësisht disa momenteve…
I kemi dhënë shumë ngjyra. Ndonjëherë ngjyrat jo të çelëta, por janë të nevojshme edhe ato për të treguar personazhin tonë 360 gradë.
Ledioni: Mendon se ndikoi në largimin tuaj fakti që nuk ju dha hapësirë nga Juli të flisnit.
Erjola: Ajo që na ka bashkuar me Julin janë ngacmimet, batutat dhe këto janë veti karakteriale të tijat. Lëre ça thonë këta, iku sepse u largua nga unë. Kjo nuk është humbje.
Ori: Më vjen shumë keq që doli sot, do ta doja edhe ca ditë brenda shtëpisë. Për pak ditë që kanë mbetur nuk është se bën ndonjë diferencë të madhe.
Unë e kam duartrokitur rrugëtimin e saj që realisht kështu nuk e kishim njohur dhe jam shumë e lumtur që Erjola ja dha këtë mundësi vetes që publiku ta njihte në mënyrë më personale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd