Transmetuar më 12-05-2024, 07:00

E diela 12 maj 2024 ka nisur me kthjellime dhe vranësira të cilat parashihet të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 10/23°C

– Zonat e ulëta 12/26°C

– Zonat bregdetare 14/27°C

Kosova

Edhe në Kosovë e diela ka nisur me vranësira dhe kthjellime.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 11°C në mëngjes dhe deri në 21°C –23°C gradë Celsius në mesditë.

Moti nesër

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira me reshje shiu lokale në mesditë në zonat pranë maleve.

Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 10/23°C

– Zonat e ulëta 12/28°C

– Zonat bregdetare 14/27°C

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd