Transmetuar më 09-05-2024, 20:32

Stuhi e pazakontë ere dhe shiu në Lushnje.

Sipas dëshmive, era ka qenë aq e fortë sa ka arritur të shkulë nga toka edhe tabelat e sinjalizimit rrugor.

Ndërsa nga pamjet e publikuara dallohen edhe dëme të tjera të shkaktuara nga rrëzimi i disa pemëve.

Moti i keq pritet të përfshijë në orët e ardhshme edhe qytete të tjera, ndërsa qielli i kthjellët parashikohet të rikthehet në fundjavë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd