Transmetuar më 28-04-2024, 10:37

Sapo u fut mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, banori i ri Shkëlqimi, duket se i është futur gjuetisë.

Teksa bënte një bisedë me Françeskën gjatë darkës të shtruar nga Vëllai i Madh, Franceska i tregoi për vajzat single në shtëpi, ndërsa Shkëlqimi e pyeti nëse dhe ajo ishte single.

“Ke disa vajza të reja që janë të lira në shtëpi, ke Rozën, ke Erjolën, ke dhe Eglën single, se unë jam e martuar. Do kishe konsideruar ndonjë nga vajzat e bukura që kemi në shtëpi, ndonjë njohje të bukur, nëse do të tërhiqte si gjë,” pyeti Françeska banorin e ri Shkëlqimin.

“Normalisht që po,” u përgjigj Shkëlqimi.

“Po ta citoj dhe njëherë që unë jam e martuar,” përsëriti sërish Franceska.

Ndërkohë ndërhyn Juli: “Ou, ça janë këto muhabete”.

Shkëlqimi: “Po më thoshte që në shtëpi janë 3 vajza single dhe unë e pyeta po ti”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit