Transmetuar më 08-03-2024, 18:53

Çokollata “Milka Oreo” 37 gramëshe po tërhiqet nga dyqanet për shkak të pranisë së pjesëve plastike, njofton Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë.

Çokollata bar prodhohet në “Mondelez Polska Porduction SP ZOO”, ndërsa importohet nga operatori ushqimor “TD Nelt”.

Javë më parë ky produkt ishte larguar nga tregu edhe në Kroaci, për shkak të dyshimeve për prani të pjesëve plastike.

Konsumatorët që kishin blerë dhe nuk e kishin konsumuar produktin, ishin rimbursuar.

Numri Serial/Loti: OSK0934652Data e skadencës: 18.08.2024

Arsyeja e rikujtimit: Prania e fragmenteve plastike.

Prodhuesi: Mondelez Polska Production SP ZooImportues në RSM: TD Nelt ST LLCDistributor në TD Nelt ST LLC”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit