Nga 15,000 femra që konkurruan për më të bukurën e Gjermanisë, vetëm një prej tyre triumfoi.
Ajo është 39-vjeçarja Apameh Senauer, e cila jeton në Berlin dhe është me origjinë nga Irani. Tashmë, femrat që fitojnë titullin “Miss Gjermania” kanë më tepër përgjegjësi sesa të jenë vetëm modele dhe të bukura.
39-vjeçarja triumfoi ndaj tetë finalistëve të tjerë dhe fitoi 25 mijë euro. Arkitektja zeshkane me flokë të gjata kaçurrela dëshiron të mbështesë vajzat e reja që janë emigrante, tha ajo gjatë konkursit.
Ajo lindi në Teheran dhe u shpërngul me familjen në Gjermani në moshën gjashtë vjeçare. Gjatë konkursit të bukurisë, nëna e dy fëmijëve bëri të qartë angazhimin e saj për të mbështetur të drejtat e grave në Iran.
Në faqen e konkursit, Senauer shkroi se është e përkushtuar të ndihmojë gratë e pakicave dhe të shtypura në çfarëdo mënyre që mundet përmes rrjetit “Shirzan”. Konkursi i bukurisë në Gjermani nuk ka më kufi moshe. Finalistja më e vjetër në konkursin e bukurisë së këtij viti ishte 42-vjeçarja Minion Kovolik nga Hamburg.
Tetë finalistët e këtij viti përfaqësonin profile shumë të ndryshme. Tamara Schwab, 31 vjeç, nga Roth, Bavari, tha se ajo jeton me një zemër donatore për dy vjet e gjysmë.
28-vjeçarja Kristina Modrzejewski nga Dinslaken pohoi se ka vuajtur për tre vitet e fundit nga një sëmundje autoimune që prek lëvizshmërinë e saj.
Për këtë arsye, infermierja praktikante është shfaqur në skenë me karrocë, siç shkruan gazeta gjermane “Bild”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd