Transmetuar më 14-11-2023, 08:49

Raportohet për palestinezë të vrarë në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Tulkarm gjatë orëve të fundit.

Të paktën tre persona u vranë në një sulm izraelit të martën herët në mëngjes, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Ndërkohë, pesë të tjerë u vranë gjatë një operacioni ushtarak izraelit rreth qytetit, raportoi AFP duke cituar një drejtor të një spitali lokal.

Pesë burrat ishin të moshës 21-29 vjeç.