Transmetuar më 02-11-2023, 13:46

Grupi i Rithemelimit mblodhi deputetët pas seancës parlamentare ku ata vijuan aksionin e kaosit si reagim i tyre pasi akuzojnë maxhorancën se po kërkon të asgjësojë opozitën.

"Sali Berisha deklaroi se gardisti që shtyu Salianjin kishte armë"

Ndërkohë Bardhi lajmëroi se do të bëhet një kallëzim penal.

"Shprehim indinjatën për sjelljen e Nikollës e cila ka lejuar futjen në sallë pa patur asnjë situatë të punonjësve të gardës që kanë qenë të armatosur. Me urgjencë sot PD do depozitojë kallëzim për shpërdorim detyre ndaj Nikollës që mendon se do trembë opozitën me gardistë, punonjës policie të armatosur apo do ta ndalojë opozitën të ngrejë zërin për të drejtat e veta. Asnjë veprim i dëshpëruar i Ramës dhe kukullës së tij në krye të vendit nuk e ndal opozitën të kërkojë të drejtat e veta minimale. E drejtë kushtetuese e opozitës që të kërkojë ngritjen e Komisioneve Hetimore. Kallëzim penal në SPAK për Nikollën për shpërdorim detyre. Na shton vendosmërinë për të përshkallëzuar aksionin dhe reagimin opozitar", tha Bardhi.