MAL I ZI- Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministri i ri Milojko Spajiç.
Sipas mediave vendase, për Qeverinë votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.
Gjatë votimit, ndër tjerash, thuhet se nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS.
Edhe pse pritej që Spajiç të paraqiste ekspozenë e tij, kjo nuk ndodhi sepse ai tha se një gjë e tillë tashmë ishte publikuar dhe se nuk kishte nevojë për ta bërë një gjë të tillë.
Ai vetëm ka bërë propozimin e kandidatëve për përbërjen e qeverisë. Kjo u kritikua nga deputetët e pushtetit dhe opozitës, të cilët vlerësuan se Spajiqçka shkelur Kushtetutën.
Siç vënë në pah mediat, fillimi i seancës u shënua nga një polemikë mes Spajiçit dhe kryeministrit në largim Dritan Abazoviç.
Gjithashtu, gjatë diskutimit u bënë një sërë vërejtjesh për ekspozenë e Spajiçit. Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd