Transmetuar më 26-10-2023, 16:33

Një marinar ka gjetur vdekjen pasi ra në kontakt me energjinë elektrike brenda një anije.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se bëhet fjalë për një shtetas të huaj rreth 18-vjeç, i cili ishte pjesë e ekuipazhit të një anije tregtare.
Anija ishte nisur nga Porti i Durrësit, menjëherë pjesëtarët e ekuipazhit kanë lajmëruar autoritetet, ndërkohë Guardia di Financa ka marrë trupin e pajetë të 18-vjeçarit duke e sjellë në Portin e Durrësit, dhe pas drejt morgut.