Transmetuar më 23-10-2023, 18:05

Tiranë- Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ditën e sotme datën dhe orën kur do të merret në pyetje ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha do të merret në pyetje më 24 tetor, ditën e nesërme në orën 14:00, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”.

“Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datën 24.10.2023, ditë e Martë, ora 14:00, ka caktuar seancën gjyqesore të marrjes në pyetje të personit nën hetim Sali Berisha, bazuarnë nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale.”– thuhet në njoftimi ne gjykatës.

Kujtojmë se ditën e sotme janë vendosur në sekuestro preventive pasuritë e dhëndrit të Sali Berishës mes tyre 16 apartamente.

Mëngjesin e kësaj të hëne oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur punën në terren për kryerjen e sekuestros preventive për 25 pasuri të Malltezit.

Fillimisht ata kanë shkuar në banka të nivelit të dytë për të sekuestruar 6 llogari në emër të dhëndrit të ish-kryeministrit dhe më pas do të shkojnë në tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve, 16 apartamente.

Gjithashtu nën sekuestero do të vihen edhe pronat tek ish-kompleksi “Partizani” dhe një vilë në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon zakonisht kohën gjatë verës, bazuar edhe në postimet e tij në rrjete sociale.

Oficerët do të paraqiten fizikisht në objekte për të bërë lajmërimin dhe ndërrimin e bravave.