Transmetuar më 14-10-2023, 17:45
Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e raportuar në Malësi të Madhe.
Bëhet me dije se katër shtetas nga vendet e treta janë konflikuar me disa shtetas të tjerë dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari afgan.
Sakaq theksohet se po merren në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17 vjeçarin afgan.
Ndërsa vetë adoleshenti i huaj është dërguar në spital për mjekim.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd