Transmetuar më 14-10-2023, 13:21

Hertha Berlin përjetoi së fundmi një nga historitë më surreale të sezonit. Presidenti i saj, Kay Bernstein, u shtrua në spital pas një aksidenti në punë.

Sipas asaj që raportohet nga “Bild”, numri një i skuadrës së Berlinit kishte pasur një debat ballë për ballë me kreun e departamentit ligjor dhe burimeve njerëzore të kompanisë, Marcus Becker, në zyrat e klubit.

Bernstein theu tre rruaza gjatë episodit dhe u desh të dërgohej në spitalin “Martin-Luther Krankenhaus”. "Ishte një aksident shumë fatkeq. Më dhemb shumë, po marr ilaçe të forta kundër dhimbjeve", – tha Bernstein për “Bild”.

Presidenti i “Die Alte Dame” nuk do të mund të marrë pjesë në takimin e së dielës së ardhshme për shkak të thyerjes së rruazave.

Hertha Berlino, il presidente litiga in ufficio e si infortuna: tre vertebre rotte…- immagine 2

“Hertha BSC do të duhet të bëjë pa Kay Bernstein për ditët e ardhshme, – thuhet në një shënim zyrtar të lëshuar me këtë rast. – Pas një aksidenti në zyrë, presidenti ynë u dërgua në spital.

Në këto rrethana, tashmë është në rrugën e rikuperimit, por nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në mbledhjen e përgjithshme të klubit, të dielën e ardhshme.

Bernstein do t’iu drejtohet anëtarëve të pranishëm me video-mesazh. Në emër të të gjithë stafit, lojtarëve dhe trajnerëve tanë, i urojmë Kay shërim të shpejtë”.