Transmetuar më 11-10-2023, 21:28

Deputeti Saimir Korreshi, nuk e nisi mirë aventurën e tij në “DWTS” pasi theu krahun që javën e dytë.

Pas këtij incidenti u përfol gjatë nëse do e vazhdonte garën apo jo.

Së fundmi i ftuar në Top Albania Radio ai ka zbuluar se si ka ndodhur i gjithë incidenti:

“Më zuri shalqiri me thënë të drejtën. Në momentin që bie shalqiri aty bie edhe unë si thes me patate dhe nuk mbajtja dot peshën e trupit tim.”

Në lidhje me vijimësinë e garës deputeti shtoi:

Dëmtimi është goxha serioz, është një thyerje goxha e kockës pjesa e poshtme e parakrahut, fundi ngjitur me bërrylin.

Është një çarje, një plasaritje goxha e madhe, por pjesa tjetër është që do të vazhdojmë akoma spektaklin."