Transmetuar më 06-10-2023, 15:19

Albano Bogdo i ka kërkuar falje Beatrix Ramosajt pas polemikave të shumta që shkaktoi batuta e tij.

Teksa ishte live në Tiktok, Albano është shprehur se batutën e nisi padashje dhe nuk e priste që të merrte këto përmasa.

“Unë Beatrixit i kërkoj ndjesë për shqetësimin që e nisa unë padashje dhe nuk e dija që do katandisej në këtë pikë një batutë humori.

Nuk e dija që një batutë humori do merrte kaq përmasa të jashtëzakonshme a thua i kam vrarë ndonjë njeri të familjes.

Unë Beatrixin e njoh që kur ka qenë 18 vjeç, e kam ftuar në Apartamentin 2xl. E njoh që fëmijë. Nuk ofendoj njeri unë”, tha Albano.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd