Transmetuar më 30-09-2023, 22:29

TIRANE – Një sukses i madh është regjistruar në shahun shqiptar, pasi 13-vjeçarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe. Vogëlushja shqiptare ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në Kampionatint e Rapidit që sapo ka përfunduar në Slloveni.

Çaku ka fituar në një kompeticion ku merrnin pjesë vajzat deri në moshën 14-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Shahut me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!

13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, në Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare”, shkruan FSHSH.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd