
Gafë sensacionale nga De Ligt. Mbrojtësi i Bayern Munich ka marrë pjesë në një pyetësor “social”, i cili është publikuar në kanalet e klubit të njohur gjerman.
Pyetja që iu drejtua futbollistëve bavarezë ishte: “Me cilin nga ish-futbollistët do të kishit dashur të luanit?” Përgjigja e De Ligt ishte e menjëhershme, duke cituar Messin.
Problemi është se kampioni argjentinas është ende aktiv, duke luajtur aktualisht për Inter Miami. Pra, nuk është ish-futbollist, por kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë” të vitit 2023, për herë të tetë në karrierë. Një gafë e ish-mbrojtësit të Juventusit që nuk kaloi pa u vënë re, duke ndezur ironinë në rrjetet sociale.
Në videon e postuar nga klubi bavarez i futbollit, Eric Maxim Choupo-Moting mund të shihet duke zgjedhur Zinedine Zidane dhe Ronaldinho, ndërsa Joshua Kimmich shkoi përpara me Zidane.
Jo vetëm kaq, pasi në video u shfaq edhe Leon Goretzka, i cili zgjodhi Franz Beckanbauer, ndërsa Jamal Musiala dhe Leroy Sane, të dy nominuan legjendën e futbollit Ronaldinho, ndërsa zgjedhja e Serge Gnabry ishte Zidane.
🤔 𝗠𝗶𝘁 𝘄𝗲𝗹𝗰𝗵𝗲𝗿 𝗟𝗲𝗴𝗲𝗻𝗱𝗲 𝗵ä𝘁𝘁𝗲𝘀𝘁 𝗱𝘂 𝗴𝗲𝗿𝗻𝗲 𝘇𝘂𝘀𝗮𝗺𝗺𝗲𝗻𝗴𝗲𝘀𝗽𝗶𝗲𝗹𝘁❓
🎥 Teil 2 der Rapid Fire-Fragen an unsere Jungs: https://t.co/VFlEkzqHXh#MiaSanMia #FCBayern pic.twitter.com/HV9ganVBn7
— FC Bayern München (@FCBayern) September 28, 2023