
GJERMANI-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur paraditen e sotme në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”. Rama foli gjatë fjalës së tij për Ballkanin Perëndimor dhe vullnetin e vendeve në gadishull për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Në fokusin e fjalës së tij ishte dhe për prezencën e influences ruse në rajon. Nga ana tjetër Rama theksoi se Shqipëria është e qartë që rruga e saj e vetme është integrimi në BE.
"Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar. Shqipëria është 100% e orientuar drejt komunitetit euroatlantik, por në vende të tjera ka më shumë prani të Rusisë dhe influencë ruse. Nuk jam i sigurt nëse BE-ja do të respektojë afatet e shprehura, por ajo çfarë ne kërkojmë edhe në samitin e Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë, që ky proces të mos jetë gjithçka, ose asgjë. Ose merr gjithçka kur je anëtar i BE-së, ose nuk merr asgjë deri atëherë. Disa hapësira duhet të lihen edhe për vendet kandidate. Por gjithashtu e di që për ne është një martesë me dashuri, ndërsa për ju një marrëdhënie interesi."-tha Rama.