Transmetuar më 29-09-2023, 13:55

Mes tensioneve në Veri të Kosovës, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Raidoçiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

Pak ditë më parë, autoritetet e Kosovës siguruan një video si porvë mjaft të fortë të Raidoiçiç ku shfaqet teksa orkestron terroristët serbë në Manasitrin e Banjskës, ku vranë efektivin në krye të detyrës, Afrim Bunjakun. Lajmi për dorëheqjen e tij e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Referuar provave që ka siguruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Milan Radojiçiç ka qenë orkestrues e grupit terrorist i cili të dielën që lamë pas vrau një polic në Banjskë të Zveçanit. Pas këtij rasti, Policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës ku u sekuestruan një arsenal me armë e municione.

Sakaq theksojmë se sot, Policia e Kosovës ka kryer një tjetër aksion në 5 zona në 3 komunat në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Mediat e Kosovës raportojnë se shënjestër e këtyre kontrolleve ka qenë edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Raidoiçiç të cilën e bastisën mëngjesin e kësaj të premteje.