Transmetuar më 28-09-2023, 12:10

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar ish-kampionin e futbollit Andriy Shevchenko si këshilltarin e tij të pavarur. Këtë e raporton shtypi lokal, duke cituar dekretin presidencial të publikuar në faqen e presidencës së vendit që po lufton kundsër pushtimit rus.

Një lëvizje befasuese e kreut të shtetit ukrainas, i cili sapo është kthyer nga Asambleja e OKB-së, ku mbajti fjalën e tij. Sheva u bë publikisht aktiv gjatë këtyre viteve të luftës dhe shkatërrimit të vendit të tij, duke u përpjekur të përfitonte nga fama, njohja në të gjithë botën, karizma e tij e padyshimtë dhe angazhimi publik.

Kjo për të ndihmuar atdheun e tij pas pushtimit rus. Në karrierën e tij Shevchenko luajti për Dynamo Kiev, Chelsea dhe Milan. Nga viti 2016 deri në vitin 2021 ai ishte trajner i kombëtares së vendit të tij dhe iu dha titulli "Hero i Ukrainës". Ai gjithashtu fitoi "Topin e Artë" më 2004.