
TIRANË- Një operacion i bujshëm ka nisur nga dita e djeshme dhe po vazhdon edhe sot. Gjithçka ka marrë shkas nga zbulimi i disa vrasjeve të porositura nga laert Haxhia por që u zbuluan nga bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani.
Policia u pyet ditën e sotme nga gazetarët se çfarë mori në këmbim Artan Tafani, për të zbuluar se kush fshihet pas vrasjeve të bujshme. Drejtuesi i Policisë bëri të ditur se nuk mund të zbulohet asgjë më shumë për këtë çështje, pasi i përket sekretit hetimor.
Pyetja- Si u u bind Artan Tafani për tu rrefyer, cfarë mori në këmbim?
Policia: Janë sekret hetimor
Të arrestuar
Artan Tafani Erisiana Abedini Lulzim Spahia Ligor Romaçka Bujar Abedini Bledar Berberi Mariglen Topuzi Enriko Xhahysa Klea Xhafo Idriz Manaj Fatjon Veliu Leart Haxhiu
Të shpallur në kërkim
Lorenc Lala Firdeus Berberi Kristi Bizheku
Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?
Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një ‘Exchange’, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.
6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili