Transmetuar më 27-09-2023, 15:04

Me sa duket, kapaku është larg së vëni gjërave. Shakira rikthehet për të treguar edhe një herë indinjatën e saj të thellë ndaj ish-bashkëshortit Gerard Piqué me këngën e fundit “El Jefe”, krijuar në bashkëpunim me Fuerza Rigida.

Kësaj radhe, ylli kolumbian i pop-it ia hodhi tërhoqi veshin edhe ish-vjehrrit të saj Joan Piqué, babait të Gerard Piqué. Publikimi i këngës së hakmarrjes, megjithatë, u prish nga një surprizë e keqe: një ankesë e dytë për mashtrim fiskal, këtë herë 6 milionë euro.

Në “El Jefe”, këngëtarja është veshur si një vajzë seksi teksa këndon për padrejtësitë e klasës punëtore. Megjithatë, teksti nuk kursen në referenca për historinë e saj personale, veçanërisht për ish-partnerin Gerard Pique dhe familjen e tij. Në këngë ajo i drejtohet babait të ish-futbollistit, i cili e përzuri nga shtëpia e tyre në Barcelonë.

Shakira këndon: "Thonë se nuk ka të keqe që zgjat njëqind vjet, por ish-vjehrri im është ende atje, nuk ka shkuar ende në varr". Në videoklip, shokët e saj të bandës tentojnë t’i mbyllin gojën, si për të parandaluar zhurmën mediatike që do të pasonte. Shakira tashmë kishte bërë bujë duke varur një shtrigë në ballkonin e shtëpisë së saj në Miami, si “compliment” për vjehrrën e saj që jetonte matanë rrugës.

Kjo nuk është hera e parë që Shakira shpreh pakënaqësi të dukshme ndaj ish-bashkëshortit të saj. Pasi zbuloi tradhtinë e Piqué me modelen Clara Chia, këngëtarja kolumbiane e kishte shprehur gjithë përbuzjen e saj në këngën “Bzrp Music Sessions #53”. Teksti i këngës që tallte Piqué u bë “virale” në rrjetet sociale (e paharruara "këmbeve një Ferrari me Twingo dhe një Rolex me Casio"), duke gjeneruar kundërpërgjigjen e ish-futbollistit.

Shakira e gjen sërish veten në qendër të një ankese për mashtrim tatimor. Pas akuzës së parë për evazion të supozuar prej 14.5 milionë eurosh mes viteve 2012 dhe 2014, këngëtarja kolumbiane akuzohet tashmë se ka mashtruar agjencinë spanjolle të të ardhurave për 6 milionë euro të tjera në vitin 2018, përmes një rrjeti kompanish, disa prej të cilave janë fiktive dhe ndodhen në parajsa fiskale.

Kontestohen pagesat e munguara prej 5.3 milionë euro për evazion IRPEF dhe 700 mijë euro tatim mbi pasurinë. Seanca e parë, lidhur me ankesën, është caktuar për më 20 nëntor në Gjykatën e Barcelonës.