Transmetuar më 27-09-2023, 11:40

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk e sheh ende dritë në fund të tunelit, por UEFA është përpjekur të bëjë një hap “pajtimi”, të paktën për sa i përket futbollit. Qeveria europiane e futbollit në fakt ka vendosur të ripranojë ekipet ruse të të rinjve, të përbërë vetëm nga të mitur, në garat e saj.

Në njoftimin për shtyp, në fakt thuhet se: “Fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprime, përgjegjësia e të cilave bie ekskluzivisht mbi të rriturit. UEFA është e bindur se futbolli nuk duhet të heqë dorë kurrë nga dërgimi i mesazheve të paqes dhe shpresës. Është veçanërisht e dhimbshme që, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, një brezi fëmijësh i hiqet e drejta për të garuar në futbollin ndërkombëtar”.

Prandaj, dispozita e UEFA-s do të ketë efekt të menjëhershëm në sezonin actual. Në këtë drejtim, Komiteti Ekzekutiv i ka kërkuar administratës së UEFA-s të propozojë një zgjidhje teknike që lejon rifutjen e ekipeve ruse U-17 (si meshkuj dhe femra) në garë, edhe pse shortet tashmë janë hedhur. Të gjitha ndeshjet e ekipeve ruse do të luhen pa flamurin kombëtar, himnin, uniformën kombëtare dhe jo në territorin rus.