Transmetuar më 27-09-2023, 11:12

Ata u përpoqën të imitonin dyshen e famshme Suarez-Messi, por për Mauro Icardi dhe Kerem Aktürkoğlu rezultoi thjesht një budallëk, gafa e vitit.

Dy lojtarët e Galatasaray, në ndeshjen e djeshme ndaj Istanbulspor (në fund fituan 1-0), tentuan ta godasin penalltinë si ajo e ‘famshmja’ me dy lojtarë. Një prekje e turkut nga pika e bardhë dhe goditje nga ish-kapiteni i Interit.

Portieri u hodh në anën e gabuar, por topi shkoi jashtë në mënyrë sensacionale. Ironia e internetit ndaj sulmuesit argjentinas është e dukshme, por ai mundi ta korrigjonte gabimin me golin e fitores.

Të fundit që e arritën këtë lloj ekzekutimi unik të penalltisë ishin dy yjet e Barcelonës. Asokohe ishte data 14 shkurt 2016 (Barcelona-Celta Vigo 6-1), me një gol të uruguajanit nga pika e bardhë, të asistuar nga “Pulce”.