Transmetuar më 26-09-2023, 08:23

Sa herë flet Arturo Vidal bën lajm. Kiliani ka bërë edhe një herë disa deklarata të diskutueshme dhe të çuditshme publikisht. Këtë herë, ai përdori kanalin e tij Twitch për të kritikuar Ten Hag në lidhje me largimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester United:

"Ai trajner e nisi shumë keq. Si mund ta largosh Cristiano Ronaldon? Kështu janë këta gjasme trajnerët autoritarë. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë trajnerët që lënë pas rrëmuja të jashtëzakonshme. E tmerrshme sjellja që pati me CR7. Ai ishte shënuesi më i mirë i ekipit, ndërsa ai e la në stol, apo edhe më keq, e përzuri fare”.

Këto ishin fjalët e Arturo Vidal, i cili është në fazën e rikuperimit të plotë pas operacionit në gju, si pasojë e dëmtimit të pësuar në ndeshjen e kombëtares së tij kundër Kolumbisë.

Më tej, amerikano-jugori përfitoi nga konteksti për të kujtuar dhe sulmuar Sampaolin, një trajner me të cilin pati përplasje gjatë kohës së tij te Flamengo. “Trajnerët tullacë janë shumë të komplikuar”, – nënvizoi plot ironi lojtari i Paranaense.

Mesfushorit iu desh të kërkonte horizonte të reja, pasi mezi kishte minuta aktivizim në skuadrën e ish-trajnerit të Sevilla. Pavarësisht se u bashkua me një tjetër klub brazilian, ai theksoi dëshirën për ta përfunduar karrierën në vendin e tij:

"Kjo është shtëpia ime. Sigurisht që më bën të dëshiroj të kthehem, të shoh njerëzit, dashurinë që ndihet. E kam thënë gjithmonë, në një moment dhe nëse do Zoti ma jep mundësinë, nuk do të hezitoj të vij”.