
Periudhë makthi për Miguel Ángel Lopez, çiklist kolumbian i njohur si "Superman", aktualisht i pezulluar për shkelje të mundshme të rregullave antidoping. Kolumbiani tashmë ka pësuar edhe një sulm të rëndë të armatosur, gjatë të cilit është kërcënuar dhe mbajtur për disa orë në heqje lirie.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, Lopez u sulmua në dalje të lagjes së tij, në komunën e Boyacá, ku tre kriminelë e ndaluan nën kërcënimin e armës, duke e mbajtur për më shumë se tre orë. Plaçka totale është rreth 800 mijë dollarë (rreth 750 mijë euro), plus një celular dhe kamioni në të cilin udhëtonte Lopez.
Kolumbiani mori pseudonimin “Superman” për një ngjarje të ngjashme, e cila daton në vitin 2011. Me atë rast, Lopez arriti të mbrohej nga një tentativë grabitjeje, duke rikuperuar biçikletën që kishin tentuar t’i vidhnin.